Ndjekësit kundër Eurovision-it, nisin një peticion për Ronela Hajatin: Mos e hidhni në kosh p…

Ndjekësit janë revoltuar me organizatorët e Eurovision-it pasi censuruan një foto të Ronela Hajatit, e cila ka bërë dhe provat e para për spektaklin e madh. Konkretisht, fotoja shfaqte Ronelën me balerinët e saj me duart duke lëvizur gjatë performancës drejt pjesës së poshtme të trupit.

 

Të dielën, galeria e fotove të Ronelës u hoq nga llogaria zyrtare e Eurovizionit në Instagram dhe më pas u ripostua por pa foton në fjalë. Censurimi ka bërë që të nisë një peticion përmes të cilit kërkohet që këngëtarja të vijojë me koreografinë aktuale.

 

Krahas peticionit, thuhet se përfaqësuesja e Shqipërisë ka punuar për disa muaj për një koreografi të tillë, dhe nuk mund të hidhet poshtë në momentin e fundit. “Eurovizioni është një konkurs ku çdo artist është i lirë të performojë dhe të tregojë idetë e tij të performancës.

 

Performanca e Ronelës nuk është në këtë rast sepse Eurovision e konsideron atë “provokuese”, ndërsa kur disa vende janë apo kanë qenë edhe më provokuese, nuk e kanë censuruar performancën. Nuk mund t’i lëmë tani të hedhin në kosh 3 muaj punë të palodhur nga Ronela dhe stafi i saj, ndaj ju lutemi nënshkruani këtë peticion!!!”, thuhet krahas peticionit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...