“Kemi një pako për nipin tuaj” Dy persona mashtrojnë të moshuarën, ja si i grabitën shumën marramendëse

Një ngjarje e pazakontë cilësohet ajo që ka ndodhur në Itali.

 

Sipas informacioneve, një e moshuar 92-vjeçare në qytetin Genzano ka rënë viktimë e një mashtrimi prej 100 mijë eurosh.

 

Gjithçka filloi me një telefonatë në shtëpi: Një i vetëquajtur “drejtor i postës” e informoi gruan se kishte një pako për nipin e saj e cila po ruhej në degën e tyre.

 

Megjithatë , sipas tij, për ta tërhequr duheshin paguar rreth 6 mijë euro

 

 

Këto para duhet t’i dorëzoheshin postieres që do paraqitej në shtëpi.

 

E moshuara nuk kishte para, por mashtruesit nuk u dorëzuan dhe më 30 prill në orën 13:00 në derë u shfaqën postieri fals dhe “kolegia”.

 

Pasi hyri në shtëpi, gruaja bëri sikur telefonoi nipin e saj, ndërsa në të vërtetë telefonoi një bashkëpunëtor. Ndaj nipi fallco e bind 92-vjeçaren që të paguajë 6 mijë eurot me bizhuteritë për të marrë më në fund pakon.

 

Por “postierja” me justifikimin për të shkuar në banjë, shkoi në dhomën e të moshuarës dhe vodhi bizhuteritë e tjera në vlerën e 100 mijë eurove. Pasi u kthyer në kuzhinë, i dorëzuan pakon dhe u larguan.

 

Alarmi është ngritur nga vajza e 92-vjeçares e cila ka parë dy persona të largohen nga shtëpia e nënës së saj. Rasti është duke u hetuar nga policia.

TE TJERA

spot_img