Ditën e sotme, Albana Vokshi, bëri publike listën e re me 150 anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së, pasi u votuan një ditë më parë në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Nga lista vihet re se janë rikthyer ‘të vjetrit’, si Rudina Hajdari, Myslim Murrizi dhe Aldo Bumçi ndërsa jashtë kanë mbetur mbështetësit e Bashës, si Ori Nebiaj, Andi Lila, Gentian Muça si dhe Fitim Zekthi
Moderatorja Ori Nebiaj, më 25 prill kandidoi për deputete, por nuk mundi të fitonte.
Nuk dihet se si do shkojë bashkimi i PD-së, por nga ajo çka paraqitet deri më tani, bërja bashkë e dy grupeve që nuk bien dakord për asgjë, shihet shumë e vështirë, pothuajse e pamundur.