Këngëtarja shqiptare: Jam beqare, djali që më do t’më sjellë aeroplan!

Tayna është një këngëtare e njohur e cila pëlqehet shumë nga publiku.

Me rrymën e saj të këngëve ka rrëmbyer shumë zemra fansash, por ende nuk ka rrëmbyer zemrën e një djali simpatik. Themi këtë pasi në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja shqiptare nga Kosova ka deklaruar se është beqare dhe në kërkim të princit të kaltër.

E ftuar në një emision televiziv, Tayna foli për një moment të sikletshëm në skenë gjatë performancës, moment kur i janë grisur pantallonat, ndërsa për jetën private, reperja tha se ai që e do duhet t’i sjellë një aeroplan.

“Kam shumë momente, një prej tyre mu grisën pantallonat siç isha u ktheva mbrapsht duke bërë një vallëzim dhe publiku nisën të gjithë duke brohoritur, kur më tha menaxheri “u turpërove.” Nuk ishte shumë rrezik se… nejse. Një moment tjetër u rrëzova në skenë në tokë, ishte dyshemeja e lagur.

Fatmirësisht nuk është se kam pasur ndonjë ngjarje të keqe, kam qenë shume me fat gjithmonë, por pika më e ulët ishte vitin e kaluar sepse kam pasur probleme personale dhe shëndetësore. Tani kanë kaluar. Ai që më do të më sjell një aeroplan privat, bëj shaka. Nuk është se di shumë për date, nuk di çfarë vishet… si shkohet… Nuk di shumë për date.”– tha Tayna.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...