Këngëtari shqiptar mëson se është i birësuar, shkon tek Arditi dhe takon nënën biologjike pas 47 vitesh

Ndryshe nga herët e tjera në “Ka Një Mesazh Për Ty”, dërguesi i tij hyn në studio më vonë se sa marrësi. Hekria ka 47 vite që kërkon djalin e saj, Rudinin.

Ky i fundit ka mbërritur në “E diela shqiptare” në Tv Klan dhe rrëfeu anën e tij të historisë, momentin kur mori vesh që ishte i birësuar.Ndoshta shumë njerëzve mund t’iu kujtohet grupi muzikor “Meteor”, i cili dikur ka performuar në edicionin e parë të “Kënga Magjike”.

Por duket se rastësitë janë të çuditshme. Altini, një prej anëtarëve të grupit, është ftuar në “Ka Një Mesazh Për Ty”, por ndryshe nga formula e njohur e rubrikës, ai mbërrin përpara dërguesit të mesazhit në programin “E diela shqiptare”.

Këngëtari shqiptar mëson se është i birësuar, shkon tek Arditi dhe takon nënën biologjike pas 47 viteshMegjithatë, për Altinin, i cili është emri që i ka vendosur familja birësuese, nuk është e qartë rrethana pse jeta e tij pësoi këtë kthesë.

Hekria, e cila e kërkon prej vitesh, nuk e di që Rudini i saj, sepse ajo kështu e njeh, po e dëgjon nga ana tjetër e ekranit. Ajo fillon të tregojë të gjithë ngjarjen, edhe përpara lindjes së djalit të saj duke hedhur dritë mbi gjithë historinë.Pas përfundimit të ciklit 8-vjeçar në Kavajë, Hekria u shpërngul në Durrës për të vazhduar studimet në shkollën mekanike.

Në vitin e dytë atje, u njoh me një djalë, i cili ishte në të njëjtën klasë me të, por kishin 7 vite diferencë në moshë.Gjithsesi, morën vendimin të fejoheshin edhe pse babai i Hekries nuk e përkrahu këtë zgjedhje të së bijës. Kjo sigurisht e mërziti shumë, por më pas mes Hekries dhe djalit, nisi të krijohej një hendek.

Hekria përqafon Rudinin apo Altinin e saj, njëlloj si ditën e parë kur e solli në jetë. Altini është me fat sepse sot mësoi se ka një vëlla e dy motra, të cilët e kanë ëndërruar ditën që do gjenin vëllain e tyre të madh. Heret apo vonë, çdo gjë shkon në vendin e vet. Sot ishte dita e Hekries dhe Altinit që nuk do harrohet kurrë!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...