E quajnë provok uese, Eurovizion fshin foton e Ronela Hajatit që po bënte namin

Faqja zyrtare e Eurovision-it ka fshirë nga rrjetet sociale foton nga prova e performancës së këngëtares shqiptare Ronela Hajati.

Kjo ndodhi pasi zyrtarët e kompeticionit të këngës cilësuan foton e Ronelës dhe grupit të saj provokues.E quajnë provok uese, Eurovizion fshin foton e Ronela Hajatit që po bënte naminNë foto shfaqet Ronela bashkë me katër balerinët, të cilët provokojnë me lëvizjet e tyre sipas faqes Eurovision-it.

Ndërkohë, komentuesit kanë vënë në dyshim pse një postim me 25,000 pëlqime është fshirë, kur postimet e tjera kanë më pak pëlqime.Kjo është cilësuar jo e drejte, duke pasur parasysh se Unioni Evropian i Transmetuesve mbron lirinë e shprehjes dhe lirinë artistike, madje edhe brenda kufijve të një “show familjar”.

Ronela duket e mahnitshme me bikini të zeza dhe me pjesë tyli te këmbët. Ndërsa veshjen e ka kombinuar me një palë çizme të zeza, Hajati shfaqet me flokë rozë.Ndërsa atë e shoqërojnë katër kërcimtarë meshkujt gjysmë të zhveshur dhe balerina e njohur, Klaudia Pepa.

Nga këto imazhet kuptohet se Ronela do të bëjë një hapje të shkëlqyer më 10 maj.Madje gjatë intervistave që ka dhënë, Ronela ka premtuar se do të dhurojë një performancë që do të mbahet mend gjatë që nuk është parë asnjëherë deri më sot.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img