Berisha caktoi datën për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së, mesa duket Basha mban akoma shpresa dhe lëviz gurët e radhës

Ish kryetari i PD, Lulzim Basha ka vijuar me takimet e tij të përditshme tashmë që prej dorëheqjes së tij nga kreu i partisë Demokratike.

Këtë herë Basha ka qenë në Sarandë dhe në Vlorë ku është takuar me mbështetësit e tij besnikë.

Ndërkohë që Basha takohet me mbështetësit e tij, ditën e sotme për më shumë se 8 orë u mbajt Kuvendi i partisë Demokratike ku u morën një sërë vendimesh, një ndër to ishte edhe caktimi i datës 22 maj si datë kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e partisë.

Nuk dihet ende nëse Basha planifikon të shpallë kandidaturën e tij për të qenë sërish në krye të demokratëve.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img