Avokati i Bleona Qeretit PARALAJMËRON Evi Kokalarin: Ndalo shpifjet, ose do të…

Avokati i këngëtares Bleona Qereti, Marc. E. Kasoëitz, i ka dërguar një letër aktivistes Evi Kokalarit, ku e paralajmëron që të ndalë shpifjet ndaj klientes së tij.

Në letrën adresuar Kokalarit thuhet se ndaj Qeretit janë bërë disa deklarata nga Kokalari të cilat janë të mrreme, keqdashëse dhe shpifëse.

Avokati thotë se këto deklaratë kanë dëmtuar reputacionin e këngëtares dhe profiling e biznesit të saj, teksa thekson se nëse nuk ndalen këto akuza atëhere këngëtarja do të nisë një process gjyqësor për të kërkuar dëmshpërblim.

Letra e plotë

E nderuara zonja Kokalari:

Përfaqësoj znj. Bleona Qereti.

Ju keni bërë deklarata të shumta ne media dhe tek palë të tjera në lidhje me zonjën Qereti që ju e dini se janë haptazi të rreme, keqdashëse dhe shpifje, dhe në fakt e kanë dëmtuar reputacionin e saj dhe profilin e biznesit.

Po ju shkruaj për t’ju kërkuar që menjëherë të pushoni dhe të hiqni dorë nga deklaratat e tilla për znj. Qereti. Nëse nuk pushoni, ne do të fillojmë menjëherë procesin gjyqësor në emër të saj dhe do kërkojmë dhe dëmshpërblim kundër jush.

Ne rezervojmë të gjitha të drejtat dhe nuk heqim dorë nga asnjë.

Sinqerisht, Marc. E. Kasoëitz

Kujtojmë se dy ditë më parë emri i këngëtares Bleona Qereti doli në listat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD në Kuvendin e Sali Berishës. Qereti reagoi menjëherë duke hedhur poshtë zërat dhe përmes një postimi në “Instagram” tha se nëse do të punonte për një qeveri do të ishte për atë të SHBA-së.

Mirëpo, Kokalari nuk e priti aspak mirë këtë reagim të Qeretit e cila bëri një deklaratë që u përkthye në tentativë për të dëmtuar figurën e këngëtares.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img