Në shumë vende të botës përkujtohet më 1 maji, dita e punëtorëve. Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.
Partia suedeze social demokrate.
Dita e Punëtorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë.
Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois (SHBA)
Por kur u përkujtua për herë të pare në Shqipëri?
Nga Pjeter Logoreci
Themelue n’vitin 1902 n’Shkoder, sindikata e zejtarëve shqiptar me emnin “SHOQNIA NDIHMETARE”, ishte shkëndija e parë e nji levizje t’organizueme sindikaliste.
Nji grupim zejtarësh dhe patriotësh shkodranë, ndër to: Shtjefen Ingriz (kpuctar), Gjon Gajtani (kpuctar), Lazer Gurakuqi (shkrues), Kol Maca (fotograf), Kol Bianku (kovaç),
Pashko Toska (marangon), Gjon Nika (kovaç), Gaspër Ashta (kovaç), Mati Logoreci (msues), etj, organizuen kremtimin e festës s’1 Majit, për t’parën herë n’Shqipni, n’vjetin 1905.
NDERIM
Foto nga driteshkroja Idromeno: Sindikalistet shkodrane n’piknikun e 1 majit.