Rama e takon miliarderin shqiptar në Vlorë dhe e vë në siklet me pyetjen e tij

Kryeministri Edi Rama ka vizituar kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës ku ka takuar kryetarin e AKR-së,

Behgjet Pacolli, kompania e të cilit është përzgjedhur si ndërtuese nga qeveria e Ramës.Rama e ka përshëndetur Pacollin me “He bac ku je”, teksa Pacolli ia ka kthyer “qe” raporton Gazeta Express.

Më pas, kryeministri Rama e ka pyetur Pacollin se a mund ta ndërtojë aeroportin para afatit të paraparë në muajin prill 2024“Do ta bësh më shpejt apo jo”, e pyet Rama.Pista e Aeroportit të Vlorës do të jetë më e gjata në Shqipëri plot 3.2 kilometra.

Ndërkohë po sot, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë të vazhdojnë dialogun për të bërë paqe mes vete.Paqja nuk bëhet me mikun, paqja bëhet me armikun. E në këtë rast, paqja bëhet me armikun e djeshëm.

E që nuk është miku i sotëm i Kosovës, por janë aty.Është realitet që është aty, dhe nuk e ndryshon dot askush. Serbia po ashtu. Është në interesin e të dyja palëve, që të bëjnë paqen përfundimtare.

Nuk diskutohet, tha Rama, në një konferencë për medie, së bashku me Komisionarin e BE-së për zgjerim e fqinjësi, Oliver Varherley.Këtë koment ai e bëri derisa iu përgjigj gazetarëve në pyetjen se mos në Ballkan pritet një Ukrainë e dytë. Ai pranoi se edhe historia e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, duhet të jetë mësim për procesin e intensifikimit të paqes.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img