Plas mes Bleona Qeretit dhe Evi Kokalarit: Kush e solli këtë… i ul nivelin Ku…

Emri i këngëtares Bleona Qereti doli dje në listat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD në Kuvendin e Sali Berishës.

Qereti reagoi menjëherë duke hedhur poshtë zërat dhe përmes një postimi në Instagram tha se nëse do të punonte për një qeveri do të ishte për atë të SHBA

Por, aktivistja Evi Kokalari, e ulur në radhët e para sot në Kuvendin Kombëtar krah Liri dhe Sali Berishës, duket se nuk e ka pritur mirë reagimin e Bleonës. Kokalari, e njohur për mbështetjen e hapur ndaj Sali Berishës thotë se do të preferonte të shikonte në Kuvend figura intelektuale dhe jo Bleona Qerretin

“Nuk e di kush e propozoj këtë në Këshill dhe pse, por vetëm galeria në këtë artikull mjafton të kuptosh që ky nuk është imazhi që duhet të ndërtojmë dhe do përdoret për ti ulur vlerat Kuvendit nesër.

Do doja të shikoja intelektual dhe shkrimtar e artist si Inva Mula dhe Visar Zhiti, etj në këshill. Ose merreni PD në seriozisht ose mos na humbni kohën kot. Jam pa fjalë’, shkruan Kokalari.

Në reagimin e saj Belona Qerreti shkruante: Ndërsa kam lindur në Shqipëri jam një qytetare amerikane! Unë e dua Shqipërinë por besnikëria ime është ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit tim!!

Nëse do të punoja ndonjëherë për një qeveri, do të punoja vetëm për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!.

Me sa duket kjo ka mjaftuar që Kokalari ta “thumbonte” duke e cilësuar një imazh jo të duhur për PD. Mbetet ende e pasqaruar se kush e regjistroi emrin e Bleona Qeretit në listat e delegatëve të Kuvendit të PD dhe nëse pati një komunikim me të para se ta regjistronin apo jo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...