Gjergj Luca krahason Shqipërinë me ‘lopën’: A ke më qumësht? (video)

Ai është një nga biznesmenët e njohur në vendin tonë, që është bërë shpeshherë dhe objekt akuzash nga Partia Demokratike.

E kemi fjalën për Gjergj Lucën, një nga biznesmenët më në zë që ka Shqipëria.Ai është i njohur jo vetëm si biznesmen, por edhe si djali i legjendës së kinematografisë, aktorit të madh, Ndrek Luca. Gjergji shpesh bën video me komente, qëndrime, që bëhen pjesë e mediave dhe portaleve.

Biznesmeni Gjergj Luca ka bërë një krahasim të Shqipërisë me lopën. Nga Barcelona ku mori pjesë në ekspozitën e Pikasos, Luca ka komentuar edhe Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.Gjergji ka gjetur një lopë, diku atje dhe i flet për “Nënën Shqipëri”.

Duke bërë selfie e video, në një monolog që janë të zakonshëm, ai shprehet: “Sa dola nga ekspozita e Picasos në Barcelonë dhe sa më thanë që mbaroi Kuvendi jonë. U gëzova shumë dhe u takova me nënën Shqipëri. E ka dhe zilen por nuk e di a i punon.

Ej o non, Kuvendi mbaroi por paske qenë e fortë. A je duke vazhdu me qit’ më qumësht. Paj zotin kaq prodhimtare ke qenë, ke prodhuar qumësht për të gjithë këta. Paj zotin a thua ke më qumësht. Jo, nuk ka më qumësht. Nuk bën më bam bam bam,“-tha ai.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img