Berisha u rrëzua në mes të sallës, Erion Braçe tallet me të: Ik or qyq në shpi, ik…!

Ndërsa pritej që ish-kryeministri Sali Berisha të merrte fjalën e tij në Kuvendin e Partisë Demokratike sot një moment i sikletshëm ka ndodhur.

Berisha nuk i pa shkallët ndërsa ecte drejt podiumit të Pallatit të Kongreseve dhe është përplasur me to duke u rrëzuar në tokë.

Pavarësisht se truproja reagoi menjëherë, momenti i sikletshëm është kapur nga kamerat dhe aparatet fotografikë që ndiqnin punimet e Kuvendit Kombëtar.Ka qenë i menjëhershë reagimi i deputetit socialist Erion Brace në rrjetin e tij social, instagram. Ai ka publikuar videon e momentit të rrëzimit duke “tallur” ish-kryeministrin e duke i treguar të shkojë më mirë në shtëpi.

“PO SHKO O QYQ NË SHTËPI, SHKO! SHKO E BOLL LE KOCKAT RRUGËVE,”- KA SHKRUAR BRACE NË POSTIMIN E TIJ.”

Në fjalën e tij, Berisha nënvizoi: “Unë dua t’’ju them të gjithë atyre që mendojnë apo besojnë se mund të mbajnë një pseudopozitë në këmbë; gaboni. Opozita është moral, pushet moral. Ajo nuk emërohet, nuk delegohet, ajo buron nga shpirti dhe zemra.

Ata janë burra dhe gra të thjesht në punët e tyre, por në ndërgjegjen e tyre e dinë se pseudoopozita është një limon i shtrydhur, nga i cili pasi plotëson shijet, bën sikur s’e njeh më. Pseudoopozita është fasadë në të cilën askush nuk do të banojë. Ndaj ku jemi sot, opozitë e vërtetë, në këmbë, të gatshëm për çdo betejë!

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img