Rama ngre zërin: S’edi pse Shqiptarët punojnë në bujqësi në Greqi, këtu kanë kushte s…

Tani që vjen vera, por edhe në cdo stinë tjetër, shumë shqiptarë shkojnë në Greqi për punë sezonale, por kryeministri i vendit nuk e kupton dot këtë gjë që bëjnë bashkëatdhetarët e tij duke pretenduar që këtu kanë kushte të mira pune.

 

Shqipëria, një vend në zhvillim, renditur si vendi me më pak tokë bujqësore për frymë në Europë, ka 14% ose 100 mijë hektarë të të gjithë sipërfaqes bujqësore në Shqipëri, të papunuar, të pashfrytëzuar, djerrë.

 

Nga të gjitha pr oblematikat e fermerëve dhe pengesat e dala nga politikat bujqësore të ndjekura, shfrytëzimi i tokës djerrë duket të jetë një rrugë e gjatë dhe me gropa.

 

Eksperti i bujqësisë dhe themeluesi i Agro Consulting, z.Ervin Resuli thotë se për sa kohë që qeveritë në vendin tonë nuk e ka primare bujqësinë, është sfidë e pamundur për fermerët shqiptarë që t’i shfrytëzojnë hapësirat bujqësore në masë dhe kjo situatë i dërgon ata të punojnë në të njëjtin sektor, por në vendet e tjera.

 

Sipas Resulit, punimin e 100 mijë ha tokë në vendin tonë, e pendon gjithashtu ba shkëpunimi në bujqësi, ndërsa shitja e tokës apo dhënia me qira bëhet mi sion i pamundur për shkak të m ungesës së c ertifikatës së pro nësisë.

 

Por kryeministri i vendit Edi Rama e komentoi këtë fenomen si të pakuptimtë pasi në Shqipëri produktet bujqësore janë më me vlerë dhe kushtet për tu kultivuar dhe përfituar janë shumë më të mëdhaja pëshkak se nuk ka taksa.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...