Nga Fjoralba e Renis Gjoka, te Bleona Qereti, Jul Deda dhe Kapexhiu! Ja artistët që do kandidojnë në Këshillin Kombëtar të PD

Janë zbardhur emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtarë të PD në Kuvendin e Sali Berishës.

 

Mes tyre ABC ka mësuar se janë vënë re shumë figura të njohura, të cilat kanë dalë nga bota e artit.Këtu mund të përmendim, këngëtaren Bleona Qerreti, aktorin e njohur, Bujar Kapexhiu, moderadorja seksi Fjoralba Dizdari, aktori Julian Deda, këngëtari Renis Gjoka, aktorja Rajmonda Bulku dhe epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti.

 

Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit do të zgjedhë nesër Këshillin e ri Kombëtar të PD-së. ACB ka zbardhur emrat e 420 kandidatëve për postet në Këshillin e ri Kombëtar të PD-së.Ajo që bie në sy është se në këtë garë, “Rithemelimi” ka rikthyer emra të larguarish, figura të vjetra të PD-së, ish-ministra, ish-deputetë, por edhe artistë, mjekë, etj.

 

Gjithashtu në listë janë edhe figura të reja në garë për një vend në Këshillin Kombëtar.Ndërkohë jashtë Këshillit Kombëtar do të mbetën përkrahësit e Enkelejd Alibeajt. Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratite, i organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha do të mblidhet nesër në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve.

 

Zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo tha se do të ketë shumë diskutantë, përfshirë kontributorë të PD, themelues, por edhe prurje të reja.Komisioni i Rithemelimit ka ftuar të gjithë deputetët e Partisë Demokratike të marrin pjesë ditën e nesërme në Kuvendin e 30 prillit. Deputetëve u është bërë e ditur se ata janë pjesë e Kuvendit Kombëtar në bazë të nenit 42 të statutit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...