Ministrja e Ramës nxjerr rregulla të reja për pëshkimin: Tani duhet të merrni leje në

A e kishit menduar ndonjëherë që për të peshkuar një ditë për qejfin tuaj duhe të merrni leje në E-Albania?

 

Ministria e Bujqësisë ka nxjerrë sot rregullat e reja lidhur me peshkimin.Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka publikuar udhëzimin në lidhje me peshkimin dhe mjetet që një person duhet të ketë me vete para se të dalë për të peshkuar.

 

Në udhëzimin e mëposhtëm thuhet se çdo person që dëshiron të peshkojë për aryse jotregtare duhet të aplikojë në e-albania për leje dhe pasi të ketë paguar tarifën atëherë merr autorizimin për peshkim.

 

Më tej thuhet se gjatë peshkimit nuk lejohen më shumë se dy kallama për peshkatar dhe jo më shumë se 3 grepa për kallam dhe jo më shumë se 3 grepa për kallam.

 

Peshkatari zë jo më shumë se 5 kg produkte peshkore në ditë dhe kjo sasi mund të tejkalohet nëse zihet një individ i vetëm me një peshë më të madhe se 5 kg.Ndërkohë vlen të thuhet se peshkimi duhet të kryhet në përputhje me masat e vendosura për ato specie të cilat ndodhen nën një regjim të kufizuar sforcoje, si ngjala, toni i kuq dhe peshku shtizë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...