I moshuari rrëfen dramën e jetës së tij: E kapa gruan me tjetrin në shtëpi, fëmijët më flakën jashtë

Është 68-vjeç, dhe gjendet mes 4 rrugësh i mohuar nga partnerja e një jete dhe 2 fëmijët e tij. Faik Korra nga Elbasani ishte pjesë e emisionit me “Zemër të Hapur” për të bërë një apel.

 

I moshuari pohoi se kishte gjetur në banesën e tij gruan me të dashurin e saj, madje shton se ky i fundit i kishte hapur edhe derën.Në vitin 1976 ai u dashurua me një vajzë, për të cilën do kundërshtonte këdo e do ta merrte për bashkëshorte. Por kjo dashuri e madhe do të pasohej me disa episode tradhtie që sollën konflikte, të cilat do t’i çonin edhe para uniformave blu.

 

Pas shumë faljesh e përpjekjesh për të hedhur pas gjithçka, në vitin 2018 ndodhi e papritura. Ai e kapi bashkëshorten në shtëpinë e tyre me dikë tjetër. Prej atij viti ai qëndron jashtë banesës i papranuar nga ish-bashkëshortja dhe 2 fëmijët, të cilët e mbajnë larg me vendime gjykatash e urdhra mbrojtje.“Djemtë dhe gruaja ime nëse kanë prova le të vijnë të mi kundërshtojnë.

 

Unë s’kam krijuar asnjë marrëdhënie tjetër për atë që më akuzojnë mua gruaja edhe djemtë. Unë e kapa gruan me tjetrin në shtëpi dhe nuk i preka një fije floku. Mua më kanë prerë dritat më kanë dh unuar më kanë nxjerrë jashtë nga shtëpia. Unë e kam akuzuar policin e zonës se mori ca foto të miat dhe i publikoi, me çfarë të drejte mund të bëjë këtë veprim.

 

Ky është shteti, ai do përballet me mua në gjykatë.Kam telefonuar djalin që është në Itali dhe i kam kërkuar të më marri atje se s’kam ku të përplasem. I thash që ose ‘thuaju vëllait dhe nënës të më lëshojnë dritat dhe ujin’, por ai më injoroi shumë keq.

 

Vde k*en e dija, por që të gjeja gruan me tjetrin në shtëpi dhe ai të më hapte derën kjo është turp i madh. Unë kurrë si kam dh*nuar apo ofenduar ish gruan dhe fëmijët, as ju kam kërkuar lekë asgjë, qëllimi tyre është që më nxjerrin totalisht nga shtëpia.

 

Faji im është që i shita shtëpinë djalit për 200 mijë lekë, s’ja fal vetes.Unë shkoja te Jehovai dhe aty kam njohur një zonjë, e cila erdhi në shtëpi të sillte librat dhe ishte motra ime aty në shtëpi dhe djali më akuzon për këtë. Unë denoncoj edhe policin e zonës dhe i kërkoj drejtësisë që të marri masa për këta polic”, theksoi i moshuari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...