Dhëndri u vonua 4 orë, babai nuk duron dhe e marton vajzën me një nga…

Kemi dëgjuar shumë histori të cuditshme që ka ndodhur në dasma të ndryshme, por kjo që do lexoni më poshtë do iu lërë gojëhapur dhe ndosta s’do e besoni por është e vërtetë.Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Indi.

 

Mësohet se një nuse u martua me një të afërmin e saj pasi dhëndri nuk arriti në kohë në ceremoninë e martesës.Dasma ishte planifikuar të ndodhte më 22 prill në fshatin Malkapur Pangra në rrethin Buldhana.

 

Ceremonia ishte menduar të bëhej në orën 16:00, por dhëndri nuk shkoi sepse kishte qenë duke pirë e u argëtuar me miqtë e tij dhe e kishte harruar sensin e kohës.Nusja dhe të gjithë ftuarit e pritën 4 orë dhe kur dhëndri mbërriti në orën 20:00, babai i nuses refuzoi kategorikisht të martonte vajzën e tij me të.

 

Dhëndri u vonua 4 orë, babai e marton nusen me një nga të ftuaritMeqenëse të gjitha përgatitjet për dasmën ishin bërë, babai i nuses u konsultua me një të afërm që kishte ardhur në dasmë dhe më pas e martoi vajzën e tij me të.

 

Babai i nuses tha:“Dasma duhej të bëhej më 22 prill, dhëndri ishte i zënë duke kërcyer. Ora e dasmës ishte në 4 pasdite, por ai arriti në ceremoni në 20:00. Kështu, unë martova vajzën time me një nga të afërmit e mi.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...