Vonesa e ambulancës i mori jetën 33-vjeçarit, por sdo e besoni sa do i paguaj Greqia dëmshpërblim familjen

Vonesa prej 36 minutash e qendrës së urgjencave në Greqi i ka marrë jetën një 33-vjeçari grek.

 

Sipas mediave, 33-vjeçari kishte pësuar një atak në zemër, por ambulancat vonuan të shkonin në vendngjarje në kohën e duhur. Për të shlyer gabimin e ambulancave, qeveria greke ka vendosur të kompensojë familjen e 33-vjeçarit i cili ka dy fëmijë dhe gruan. 33-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve 4 vjeç e 8 muajsh dhe të ardhurat e tij mujore rreth 878 euro ishin të vetmet me të cilat mbante familjen.

 

Por pas vdekjes së tij, gruaja kërkoi nga gjykatat administrative dëmshpërblimin për dëmin moral që pësoi nga vdekja e papritur e bashkëshortit dhe babait të fëmijëve të tyre. Ajo ka kërkuar që asaj dhe fëmijëve deri në moshën madhoret’u jepen para për ushqime dhe për nevojat e jetesës.

 

Kështu qeveria greke, duke ratifikuar vendimin e apelit, ka dhënë 200 mijë euro si dëmshpërblim financiar për vuajtjen mendore që gruaja pësoi nga vdekja e bashkëshortit për shkak të vonesës dhe asistencë mujore deri në 1200 euro për dy fëmijët deri në moshën 18 vjeç. Ndërsa 600 euro në muaj për bashkëshorten, pasi ajo nuk ka pasuri, nuk ka të ardhura dhe profesioni i saj i vetëm ishte mbajtja e shtëpisë, kujdesi familjar dhe rritja e fëmijëve.

 

Ndërkohë vlen të thuhet se në vendin tonë çdo ditë ndodhin ngjarje tragjike për shkak të vonesës së ambulancave, por askush nuk kujtohet për familjet që vuajnë…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...