“Vdeksha unë për ju”, Rama ndaj opozitës: Jeni infektuar me virusin e budallallëkut

Në seancën e sotme në Kuvend, ndërsa PD po flet për dhënien me koncesion të Butrintit, te privati, kryeministri Edi Rama heq vëmendjen nga kjo çështje duke bërë lojëra fjalësh dhe duke folur në një gjuhë tallëse ndaj opozitës.

 

“Profesori iku, në vitin 1993 nuk është themeluar fondacioni shqiptaro amerikan, ky është themeluar në vitin 2009. E dyta ju akuzoni këtu një fondacion që është jo fitimprurëse, i financuar nga ShBA,

 

dhe juve këtu bëni akuza a thua se fondacioni është ministrja juaj e kulturës që kalaje e Lezhës e bëri në disko dhe ktheu në hapësirë ku shkohej dhe bëheshin shiringa droge, ky është koncepti juaj për trashëgiminë kulturore.

 

E kam gjetur bingon në TK, bingo te Piramida. Ju jeni sot Bangu Bangu, jeni e njëjta gjë e ndarë përgjysmë dhe mendoni se politika është të përsërisësh atë që bëni gjithë jetë. Sot shteti ynë është në GJ të lartë për ato diskot, mejhane që larë në kalanë e Lezhës, Ju jeni fundit, kumi te bova, s’keni lidhje me çfarë flisni.

 

Ju keni dhënë leje për benzinata nëpër parqe natyrore, mbi monumentet kulture. Të infektuar me virusin e budallallëkut. Ju vazhdoni jeni në rregull, puna juaj, fatkeqësi për të gjithë jetimet që keni lënë rrugëve, I keni bërë mish për top në luftën tuaj absurdé”, tha Rama.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img