Shkodër: Pastrohet pedonalja “Kolë Idromeno”. Hiqen lokalet në zonën muzeale

Nga Bepin Kolvata

Bashkia Shkoder ka nisur një aksion të gjerë për lirimin e hapësirave publike.

E para që po çlirohet është pedonalja “Kolë Idromeno”, zemra e qytetit e “pushtuar” nga ndërtimet e lokaleve kryesisht konstrukte hekuri dhe druri.

 

“Aksioni ishte planifikuar të fillonte në orën 09:00, kemi hasur bashkëpunimin etë gjitha subjekteve. Shumica e subjekteve kanë filluar dhe po vazhdojnë çmontimin vullnetarisht dhe thjesht bashkia po i asiston me të gjitha mjetet e nevojshme, me punëtorë dhe mjete që mund të shërbejnë për spostimin e këtyre materialeve. Nuk kemi hasur në rezistencë. Janë planifikuar 17 subjekte.

 

Një ndër objektivat e kryetarit të bashkisë është lirimi i të gjitha hapësirave publike. Hapi i parë është ky segment, që është një ndër subjektet më të frekuentuara edhe nga turistët e huaj. Jam i bindur që do vazhdojmë edhe me segmentet e tjera rrugore”, tha Gentian Ibro, drejtor i IMT-së në bashkinë e Shkodrës.

 

Bizneset ishin sinjalizuar më herët për aksionin e bashkisë. Ibro tha se nëse bizneset rikthehen sërish, ato do të përballen me forcën e ligjit.

 

 

 

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img