Koha dhe vendi i duhur! Infermierja shqiptare e partneri i saj i shpëtojnë jetën një gruaje

Përballja me arrest kardiak në lartësi të mëdha është diçka që mund të ndodhë gjithmonë.

 

Ky episod ka ndodhur edhe në një avion që po përgatitej për fazën e uljes. Për fat të mirë, Marco Ferrantino dhe partnerja e tij shqiptare Denisa Boci, të dy infermierë profesionistë, ishin gjithashtu në fluturimin Tirana-Bergamo Orio al Serio dhe i erdhën në ndonjë menjëherë një gruaje të sëmurë.

 

Denisa dhe Marco janë infermierë profesionistë, ata jetojnë mes Magenta-s dhe Milanos dhe punojnë me kaq shumë pasion, por kurrë nuk e mendonin se një ditë do të rastiste të dëgjonin stjuardesën që të kërkonte urgjentisht praninë e një mjeku ose infermiereje, pasi një grua ishte sëmurë rëndë për gjatë atyre dy orëve fluturimi që ndajnë kryeqytetin nga aeroporti i Bergamos.

 

“U afruam menjëherë duke zbuluar se ajo grua nuk merrte frymë. Filluam ti bënim masazh zemre, të ndihmuar nga ekuipazhi. Në ciklin e dytë të manovrave, zonja filloi të merrte përsëri frymë,”- tha Ferrantino.

 

Kjo ishte një situatë dramatike që mund të kishte çuar në vdekjen e gruas, por fatmirësisht falë përgatitjes së dy infermiereve që ndërhynë menjëherë arritën t’i shpëtonin jetën. Ndërsa çifti ndihmonte zonjën, kapiteni vazhdoi të lajmëronte në terren, që me uljen të ishin gati për të evakuuar gruan në spital me një ambulancë.

 

Zonja vetëm tre ditë më parë, teksa ndodhej në Shqipëri, kishte pësuar goditje në tru. Familjarët kishin zgjedhur ta transferonin në Itali për shkak se kushtet shëndetësore në Shqipëri nuk janë të përshtatshme.dosja

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...