A e dini ‘Pse i duhen tani Berishës, Topalli, Patozi, Imami, Bregu?’

Sali Berisha ka deklaruar pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit të PD se figurat e njohura politike të cilat janë larguar në 8 vitet e fundit nga selia blu, janë të mirëpritur të rikthehen në parti.

Ai tha se mund të rikthehet Jozefina Topalli, Arben Imami, Astrit Patozi, Rudina Hajdari dhe Majlinda Bregu.

“Do të ketë një listë që do t’i dërgohet Kuvendit për zgjedhjen e Këshillit Kombëtar. Ka emra të tillë, në këtë listë për shembull është Arben Imami, Jozefina Topalli, e cila kthehet jo vetëm me listë, por si të dëshirojë, ex officio.

Bregu dhe Patozi? Zonja Bregu është në një funksion, nuk e di a e lejojnë. A do të ketë një ftesë? Sigurisht që do të ketë. Patjetër që është e hapur, edhe z. Patozi, edhe Rudina Hajdari, e cila u largua dhe u kthye. Të gjithë ata që për një motiv apo për një tjetër janë larguar, janë të mirëpritur” – tha Berisha.
Njeriu që heshti për vite me radhë për përjashtimin e tyre nga PD, tani papritur i është zgjidhur goja dhe thotë se ata mund të rikthehen.

Po ku të rikthehen, në cilën PD? Se ajo tashmë është ndarë në dy pjesë dhe atë PD që Berisha pretendon se e përfaqëson, ligjërisht nuk ia njeh njeri.

Për momentin ai ka vetëm një grup kamikazësh, që i kanë shpallur luftë Amerikës pse ka shpallur “non grata” Sali Berishën.

Berishës në fakt, ata i duhen për fasadë, për të treguar se PD po bashkohet dhe nuk është e vërtetë që atë e ndjekin vetëm ata që thërrasin “Parti Sali, jemi kurdoherë me ty”!
Vetëm se është kujtuar paksa vonë.
Duhej të fliste atëherë kur “besëpreri” Lulzim Basha i përjashtonte nga PD pa asnjë motiv.

Tani vështirë se ata mund t’i bashkohen një njeriu “non grata”, që kërkon të kapet pas çdo truku, për të mos mbetur i vetëm me kamikazët e tij përballë SHBA-së.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...