Të bërtitura dhe ofendime mes vajzave në Për’puthen: “Mashtruese, e poshtër, ta tregoj unë sa…”

Puntata e sotme e Për’puthen ka pasur debate të forta, kësaj here mes vajzave.

 

Bëhet fjalë për motrat, Rrushe dhe Laureta Zyba, të cila debatuan me Alesjan. Debati nisi nga Alesja, ku shkak u bë prishja e miqësisë së saj më Rrushen, ndërsa më tej u përfshi edhe Laureta.

 

Debati agravoi në të bërtitura dhe me akuza të forta mes vajzave.

 

“Laureta je manipuluese. Je aq e poshtër dhe manipulon çdo gjë. Ndoshta ti je mësuar me ligjin por unë nuk kam pasur të bëj me ligjin”, u shpreh Alesja e nervozuar.

 

“Kujdes çfarë flet. Unë me ligjin nuk jam mësuar. Je shumë e vogël për të thënë mashtruese. Të jetë hera e fundit që e thua. Se pastaj të tregoj sa mashtruese jam, sa djallëzore jam. Kujdes si flet”, iu përgjigj Laureta

TE TJERA

spot_img