Ndodh edhe kështu/ Aksidentohet makina e policisë në mes të trafikut, plagosen 3 efektivë

Tre policë kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Stanovc.

 

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00.

 

“Aksident me lëndime, i ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë zona fshati Stanovc, një veturë policore e përfshirë. Si pasojë e aksidentit tre zyrtarë policor kanë pësuar lëndime trupore.

 

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha Zahiti.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img