Moderatorja e njohur shqiptare e fiksuar pas këpucëve: Do kisha blerë 3 shtëpi me lekët që kam harxhuar

Një ndër moderatoret e ashura shqiptare është Fjodora Fjora e cila ka treguar se fiksimi i saj janë pikturat dhe këpucët.

 

E ftuar në emisionin “Why? Not” Fjodora tregoi se me lekët që ka harxhuar për këpucë do kishte blerë një shtëpi.Fjora: Pikturat i kam fiksim. Edhe me këpucët. Roza Lati: Kur pimë një kafe e pyeta për këpucët sepse kishte veshur një palë shumë të bukura, tha “Roza aq lek sa kam harxhuar për këpucët i kisha blerë 3 shtëpi”Fjora: E drejtë është, kam harxhuar shumë.

 

3 ndoshta e kam thënë për humor, por 1 po. I kam fiksim këpucët, harxhoj shumë. Shkoja në Amerikë dhe vija me një çantë plot me këpucë që i blija nga 13 dollarë, çfarë të gjeja blija. I kam fiksim. Çdo gjë vazhdon blihet me të njëjtin ritëm.Në 25 vite eksperiencë, moderatorja Fjodora Fjora ka pasur fatin të intervistojë personazhe mjaft të njohur dhe të rëndësishëm në botën e artit dhe jo vetëm.

 

“Kam pasur fatin të kem fitues të festivalit të Kanës, të çmimit Oscar. Kam pasur personaliteti si Ana Visi, Gianni Morandi, Whitesnake, ata që e duan rrokun për shembull.

 

Kam pasur në fakt shumë emra të rëndësishëm që po t’i rikthehem është një galeri kaq e madhe njerëzish dhe emrash sa që më vjen keq sepse në kohën kur unë bëja televizion, kasetat e para nuk ekziston më as mundësia që t’i kthesh dh t’i rishohësh ato emisione.

 

Televizionet në këto 25 vite kanë ndryshuar në mënyrë të frikshme. Kanë qenë eksperienca shumë të bukura se kam pasur njerëz vërtet të rëndësishëm”, tha Fjodora.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...