Hoxha shqiptar gjen zarfin me 500 euro te dera e shtëpisë, me mesazhin mjaft domethënës

Bamirësia nuk të varfëron, por kohët e fundit në vendin tonë bamirësia është bërë si fushatë marketingu që e përdorin për interesin e tyre personal njerëz të ndryshëm, kryesisht figura publike.

 

Imami i xhamisë së qytetit të Klinës, Blerim Musliu, ka gjetur një zarf me 500 euro te dera e shtëpisë së tij. Hoxha, lajmin e ndau në rrjetin e tij social në Facebook, ku tha se nuk e dinte se kush e kishte lënë atë zarf, vetëm se në të shkruante që të hollat t’i dhuroheshin njerëzve në nevojë.“Sapo e hapa derën, për befasi nuk pashë askënd, vështrova rreth e rrotull, e papritur pashë një zarf.

 

Në të ishte një shumë e parave, 500 euro.Mbeta i befasuar kur bashkë me paratë e gjeta edhe një letër, në të cilën dëftohej se 100 euro janë të destinuara, 400 të tjerat thoshte jepi aty ku ka nevojë”, ka shkruar ndër të tjera hoxha në Facebook.Ai tha se ky ishte një moment shumë emocionues për të, pasi në letër thuhej se nuk ka nevojë të dihet se kush ishte ai që dhuroi këto para.

 

“Kjo ma tradhtoi lotin, duke menduar madhështinë e sinqeritetit, por edhe peshën e madhe të përgjegjësisë. E nëse unë nuk të njoh, padyshim se Zoti të njeh, ty dhe të gjithë bamirësit”.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...