Dikur shokë të mirë, tani nuk flasin më?! Zbulohet arsyeja e krisjes së miqësisë mes Olsi Bylykut dhe Bes Kallakut!

Pak ditë më parë u komentua gjatë në media marrëdhënia mes Bes Kallakut dhe Olsi Bylykut, duke u aluduar se ata nuk janë më miq.

 

Shkak u bë ditëlindja e Olsit. Midis urimeve të shumta nga personazhe të ndryshëm, ajo çka u vu re ishte mungesa e një urimi publik nga Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj. Ata po ashtu nuk ishin në festën e tij ku morën pjesë personazhe të ndryshme të showbizit.

 

Olsi dhe Besi njihen për miqësinë e tyre që u krijua që në ‘Portokalli’ e cila u forcua gjatë viteve dhe dyshen e humorit i shikonim shumë shpesh së bashku gjatë postimeve në rrjetet sociale apo me pushime së bashku me partneret e tyre.

 

E janë pikërisht këto dy të fundit që i kanë dhënë fund zërave. Xhensila publikoi dje këngën e saj të re dhe Egli ishte një nga të parat për ta mbështetur. “Dashuri me dëgjim të parë” shkroi ajo krah një postimi në rrjetet sociale duke hedhur poshtë aludimet për një marrëdhënie të krisur.

 

Besi ka qenë ai që ndihmoi Olsin të bëhej pjesë e “Portokalli”. Më pas të dy bashkë me Erion Isain sollën “BE Coffe” në Tv Klan si pjesë e “E diela shqiptare”, por nuk rezultoi shumë e suksesshme. Kështu, Olsi iu bashkua “Klanifornia” teksa Besi dhe Erioni vijuan angazhimet e tjera jashtë ekranit.

 

Vitin e kaluar Besi u bë pjesë e “Kosherja Show”, ku ftoi edhe Olsin të bëhej pjesë. Mirëpo, ftesa e tij u refuzua nga aktori i cili ka deklaruar se ka bërë shumë lëvizje në pak vite karrierë dhe nuk donte të rrezikonte më.

 

Ndonëse kjo është përfolur si arsye e prishjes së raporteve mes tyre, të dy publikisht e kanë mohuar diçka të tillë duke u shprehur se nuk takohen shpesh për shkak të angazhimeve.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...