Arjola publikon foto me Ramën, duket se aktorja nuk ka hequr dorë nga …

Kryeministri Edi Rama ka shtruar ditën e sotme iftar për besimtarët myslimanë që agjërojnë përgjatë muajit të Ramazanit. Mes besimtarëve të pranishëm ishte edhe aktorja e humorit Arjola Demiri e cila ka shpërndarë foto në llogarinë e saj në Instagram.

 

Ndër fotot që ka ndarë me ndjekësit e saj, ish-banorja e BBV publikoi edhe një foto me kryeministrin Rama. “Me një artist të përjetshëm. Kryeministri më i mirë”- shkruan Arjola krahas fotos me kryeministrin.

 

Kujtojmë se Arjola Demiri ka shprehur më herët ambicien për t’u bërë deputete pas përfshirjes së saj në politikë, si mbështetëse e Partisë Socialiste. Një vit më parë u tha se ajo do të kandidonte edhe për deputete për llogari të PS.

 

Madje, gjatë fushatës ajo u pa herë pas here e angazhuar në zgjedhje pranë stafit të Kryeministrit Edi Rama, të cilin e kishte njohur në sheshxhirimet e filmit të Ermal Mamaqit “I love Tropoja”, kur Arjola ishte protagoniste.

 

Ndërsa në një intervistë tjetër në “Open”, Demiri tregoi se arsyeja që ajo vendosi të futet në politikë, është Tropoja, ndërsa pyetjes: Do të doje të bëheshe deputete, iu përgjigj: “Pse jo?”

 

Ndaj nuk është për t’u habitur nëse në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme aktorja tropojane do jetë në listat për t’u bërë deputete. 3 vite deri në 2025 kur janë prapë zgjedhjet, ikin shpejt.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...