Sara Kolami puthjet me Gentian Zenelajn dhe Amos Zaharian: Isha goxha e…

Blogerja Sara Kolami, u shfaq në rolin e një stjuatdese greke në komedinë “Dashuri dhe Turbulenca”, ku shkëmbeu një puthje në buzë me Gentian Zenelajn dhe Amos Zaharian.

 

Sara Kolami foli në lidhje me këto skena ku shprehu se puthjet mes personazheve të kapura nga kënde të posaçme krijonin efektin e tyre te audienca.

 

Për të, tashmë të mësuar me puthjet skenike, të dyja nuk ishin asnjë problem, megjithatë Sara shpjegoi edhe vështirësinë pas tyre. E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo veçoi skenën ku puthi Zenelajn disa herë, me shumë pasion ndërsa çdo gjë duhej të gërshetohej njëkohësisht.

 

Pyetje: Me kë ishte më e lehtë të putheshe me Gentin apo me Amosin?

 

Sara Kolami: Me të dy, janë shumë të mirë që të dy.

 

Pyetje: Cili ka qenë momenti, për ty më i vështirë ose skena që ke përsëritur disa herë, që nuk dilte siç e doje ti?

 

Sara Kolami: Skenat ishin goxha impenjative, nga A-ja te Zh-ja sepse si karakter kjo vajzë është e karikuar, nuk ka momente qetësie. Regjisori gjithmonë më thoshte “Sara, më shumë” dhe është sikur më shtrydhi si rol, por në të njejtën kohë edhe më ndihmoi të kuptoj që kur ti mendon që nuk mundesh më, ka edhe më tepër.

Ajo skena që kam me Gentin, që ishte një ditë xhirimi, kishte shumë tekst, kishte shumë koreografi sepse lëvizja e këmbëve, çdo gjë ishte koreografi. Në çdo dubël duhet të bësh të gjithë gjërat njësoj, ishte koreografi lëvizja e këmbëve, koka, duart dhe ishte një ditë xhirimi shumë impenjative dhe isha goxha e stresuar, çdo gjë ishte për ne dhe ajo skenë duhet të shkëlqente.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...