85-vjeçari i zhdukur prej 1 jave! Por policia u thotë familjarëve: Kërkojeni ju se ne nuk …

Rexhep Sadiku, 85-vjeçari nga Trebishti i Gollobordës, që prej datës 20 Prill është larguar nga banesa e tij pa lënë gjurmë dhe deri më sot nuk dihet asgjë për të.

 

I moshuari është zhdukur në orën 6.00 të mëngjesit, ndërsa kanë qenë familjarët ata që kanë kallëzuar zhdukjen e tij në polici me shpresën që do merrnin një përgjigje të mirë.

 

Abc raporton se Policia e Shtetit u ka kërkuar ndihmë banorëve që të kërkojnë të moshuarin, pasi sipas tyre institucionet shtetërore nuk kanë mjetet e duhura për ta kërkuar.

 

Banorët e zonës janë ngritur të gjithë dhe mjete dhe mundësi rrethanore kanë dalë në kërkim të bashkëfshatarit të tyre por s’kanë gjetur asnjë gjurmë.

 

Familjarët e 85-vjecarit thonë si ai gëzon shëndet të plotë dhe nuk ka pasur kurrë probleme mendore, dhe kurrë nuk është larguar për kaq gjatë nga shtëpia.

 

Ata kanë pyetur dhe të afërm të tyre në zonat përreth se mos kishte shkuar për vizitë tek ata, por jo. Ditët kalojnë dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e këtij të moshuari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...