Xhensila Myrtezaj habit me daljen e saj te fundit ne kengen e re, ajo shfaqet e…

Xhensila Myrtezaj mundohet që të qëndrojë afër fansave të saj me projektet muzikore. Sot ajo ka publikuar projektin e saj muzkor më të ri.

 

“Ale Ale” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.Xhensila vjen me një paraqitje pak më ndryshe se herave të tjera me një veshje tejet të veçantë dhe tejet sensuale.

 

Për tekstin dhe vijën melodike është përkujdesur Lum Dakaj, ndërsa muzikën dhe producimin Bigdeal Records.Për videoklipin është përkujdesur produksioni i njohur i “Fullmoon Production”. Kënga është pritur mjaft mirë nga fansat e këngëtares dhe publiku i gjerë.

 

Mund ta themi që sot që kjo këngë do jetë padyshim hit vere dhe do këndohet dhe kërcehet kudo në trojet shqiptare. Xhensila na ka premtuar që do sjellë disa projekte muzikore këtë kohë dhe ne me zor po i presim.

 

Kujtojmë se Xhensila Myrtezaj festoi ditëlindjen pak ditë më parë. Ky 29 vjetor e ka gjetur këngëtaren me plot surpriza. Nuk kanë munguar urimet e shumta nga kolegët dhe miqtë e këngëtares.

 

Gjithashtu Bes Kallaku i ka kushtuar disa fjalë partneres së tij.Besi ka publikuar një fotografi me Ajkën, ndërsa ka shkruar: “Me këtë foto i urojmë mami Xhensilës edhe 100 pranvera me diell dhe këngë të bukura.” Këngëtarja është surprizuar gjithashtu dhe nga stafi i Silabel, kompanisë kozmetike që zotëron.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...