“Nëse nuk dobësohesh, nuk fejohem me ty”, Tea e Përputhen jep këshilla falas: Gjej një tjetër

Ajo numëron 456 mijë ndjekës në profilin e “Instagram”-it dhe herë pas here merr gjithë vëmendjen me postimet që bën.

 

Është fjala për Tea Trifonin, e cila së fundmi ka bërë disa bashkëbisedime të ndryshme me fansat e saj.Disa i bëjnë pyetje të ndryshme në lidhje me jetën e saj private, e të tjerë që i kërkojnë ndonjë këshillë.

 

Ditën e sotme, dikush e ka pyetur se çfarë të bëjë pasi i dashuri i ka thënë se nëse nuk dobësohet, nuk do të fejohet me të. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ia pret shkurt që “të ndryshojë të dashur”. “Tea përshëndetje, i dashuri më thotë që nëse nuk dobësohem nuk fejohet me mua, çfarë të bëj?”, e pyet ndjekësja, të cilës Tea i përgjigjet:

 

“Është koha të gjesh të dashur tjetër. Unë mund të bëja moral se sa e gabuar është kjo që thotë i dashuri i jot dhe pse është e gabuar, por mendoj se nuk është nevoja se ti e di vet.Nga ana tjetër një fans i shkruan: “Kur të shoh ty ma kujton ish-të dashurën, tregom çka me bo?”. “Hall i madh të paska zënë në fakt.

 

Ky halli jot i madh rregullohet duke mos më ndjekur mua më dhe duke dalë të njohësh goca të reja që të mos mendosh më për ish-të dashurën”, i kthen përgjigje ish-konkurrentja e Perputhen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...