Flor Binaj paralajmëron: Që sot e tutje askush nuk është më i sigurt

Emisioni ‘Piranjat’ nën moderimin e aktorit Florjan Binaj dhe këngëtares Arilena Ara do të nisë sonte. Binaj ka njoftuar se nga dita e sotme askush nuk është më i/e sigurte.

 

“Nga data 26 Prill, askush nuk është më i/e sigurtë! PIRANJAT Me agjenten më të talentuar që ka parë historia e 007-tave @arilenaaraa dhe me piranjat tona!”, shkruan aktori Binaj në Instagram.“Piranjat”, emisioni më i ri në ABC, nis transmetimin sonte në mbrëmje me një “Show” të vërtetë, si në studio, ashtu edhe në temat e trajtuara.

 

Nën moderimin e Florian Binaj dhe Arilena Arës programi do të ketë si pike referimi temat investigative, por pa lënë mënjanë, reportazhet, shakatë nëpërmjet kamerave të fshehta, si dhe ritmin e lartë dhe batutën nga dy moderatorët në studio.

 

Mashtruesit online nëpërmjet platformës Forex janë shtrirë në të gjithë globin. Edhe në Shqipëri operojnë me dhjetëra call center ilegale që nëpërmjet mashtrimit zbrazin xhepat e shtetasve të huaj, kryesisht italiane.

 

Njëri prej tyre ka ardhur në Tiranë për t’u përballur me personin që sipas tij i ka zhvatur plot 115 mijë Euro. ranjat e kanë ndjekur këtë histori duke arritur t’i përballin me njëri-tjetrin, mashtruesin dhe viktimën.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img