Rama jep deklaratën e habitshme: “Shpresoj që shqiptarët mos na turpërojnë në sytë e botës”

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në hapjen e konferencës kulturore ndërkombëtare, që nis sot me Francën.

 

Teksa jemi pak para sezonit turistik, kryeministri Rama ka garantuar se ky sezon i këtij viti do të jetë më i miri.

 

“Jam besim plotë se ky sezon që do të nisë do të jetë më i mirë nga të gjitha aspektet. Kemi punuar prej 1 viti për pastërtinë, me një skemë të re për të gjithë zonën bregdetare. Ndryshimi do të jetë shumë i dukshëm. Duhet edhe vizitori, shqiptari, të jetë në lartësinë e kësaj nevoje të madhe për të mos u turpëruar në sytë e botës. Sezoni do të ketë kalendarin e tij kulturor, risi të tjera që do të lidhen me mundësinë që ofron dixhitalizimi.

 

Aeroporti Nënë Tereza ka rritjen më të lartë të turistëve ne Europë për shkak të uljes së çmimeve. Jemi 23% +. Prenotimet janë shumë domethënëse. Është edhe rritja e investimeve në Turizëm.”, tha Rama.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img