Mjekët turq tek ne marrin 3 fish më shumë se shqiptarët, reagon doktori i njohur: Mirë të na e bëjnë…

Mjekët e huaj që punojnë në Shqipëri kryesisht ata turq që punojnë në spital memorial të Fierit, marrin 3-fishin e rrogës së mjekëve shqiptarë.

 

Sipas një krahasmi, duke iu referuar Spitalit të Fieri një investim i mundësuar nga qeveria turke dhe që u inagurua një vit më parë, rezulton se një mjek turk që punon në këtë spital merr 305 mijë lekë, kryeinfermieri 227 mijë dhe infermieri 181 mijë.

 

Ndërsa një mjek shqiptar merr 80 mijë lekë, kryeinfermieri 56 mijë lekë dhe infermieri 53 mijë. Por nuk mjafton vetëm kaq, spitali ka hapur tender edhe për akomodimin e stafit.

 

Ku sipas përllogaritjeve, fjetja dhe një vakt i stafit turk për një vit, shqiptarëve do ti kushtojë 300 mijë euro. Sipas kontratës së publikuar maksimumi i personave që do flenë në hotel do të jetë maksimumi 38.

 

Lidhur më këtë, ka reaguar dhe mjeku Gezim Xhepa, i cili me tone të forta shkruan për të ruajtur statusin e rrogëtarit, u lëpihemi qeverive.

 

“Mirë të na e bëjnë…!!! Jemi mjekë…, por nuk jemi specie humane…!!!! Jemi avertebratë që u lëpihemi qeverive…, për të ruajtur statusin e rrogëtarit të p*******ar…!!!”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...