Marina Vjollca më në fund publikon foto me të bijën, por komenti që i bën Getoari është…

Pak muaj më parë erdhi në jetë vajza e Marina Vjollcës dhe Getoarit, me emrin e veçantë Marget. Ditën e sotme Marina ka publikuar një foto shumë të ëmbël ku shfaqet ajo bashkë me vajzën e vogël.

 

“Ti je zemra ime qe rreh jashtë trupit tim. MARGET❤️”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë. Si për ta bërë atmosferën akoma më të bukur, Getoari ka komentuar poshtë “The Reason I live” – Arsyeja pse jetoj.

 

Marina dhe getoari kanë zgjedhur të mos e tregojnë pamjen e plotë të vajzës së vogël, por dihet, ajo duhet të jetë një kukull! Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër për herë të parë në nëntor të vitit të kaluar. Ata zgjodhën për bijën e tyre emrin Marget, që është bashkimi i emrave të tyre, Marina dhe Geti.

 

Kujtojmë se Marina dy javë pas lindjes u shfaq në “Klanifornia” duke i habitur të gjithë dhe duke treguar që është jo vetëm një super prezantuese, por edhe një super vajzë e fortë.

 

Përsa i përket karrierës së tyre, Getoari është tërhequr disi nga muzika dhe koncertet, pasi sjell më rrallë këngë dhe thuajse ka hequr dorë fare nga koncertet, por jo përgjithmonë.

 

Marina vazhdon të shkëlqejë cdo të shtunë në primet-ime në moderimin e spektaklit të humorit “Klanifornia”. Cifti po ashtu kanë hapur dhe rrjetin e tyre të biznesit në Tirane dhe jo vetëm.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...