Maqedonia me ide gjeniale, vendos policë në rrugë prej …

Policia Rrugore e Maqedonisë ka vendosur në rrugët e vendit policë prej kartoni me qëllim trembjen e shoferave. Sipas tyre “policët fake” kanë për qëllim uljen e shpejtësisë së makinave dhe parandalimin e aksid enteve.

 

“Ka filluar një projekt i ri, ku kemi përgatitur maketë apo model të një polici të rrejshëm i cili është duke matura lëvizjen shpejtësisë së automjeteve me radar me qëllim që të reagojë sadopak te vozitësit që të respektojnë rregullat në komunikacion.

 

Gjithashtu të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës me qëllim që të parandalohen edhe aksident rrugore që ndodhin”, tregon Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

 

Policia planifikon të sigurojë edhe disa maketa të tilla të kartonit, të cilat do të vendosen në funksion gjatë muajve të verës. “Policë të këtillë të improvizuar mund të hasësh edhe në rrugë rajonale, por edhe magjistrale. Qëllimi është që të shoferët të ulin shpejtësinë dhe të shmangin aks identet”, shtoi ai.

 

Kjo do ishte ndoshta edhe një zgjidhje ideale për rrugët e Shqipërisë aty ku përditë ndodhin aksi dente pa fund, që kryesisht vijnë për shkak të shpejtësisë së madhe.

 

Kjo ide do ishte gjeniale sidomos për zonën e verës në rrugët ku ka fluks të madh. Gjithsesi shqiptarët do i gjenin ndonjë “hile” edhe këtij polici prej kartoni dhe do vazhdonin avazin e tyre.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img