GJENERIN KAPCARI KRYETARI I RI I PD SHKODËR TË GRUPIT TË RITHEMELIMIT

Gjenerin Kapcari u shpall fitues në garën për kryetar të PD Shkodër të grupit të Rithemelimit. Kapacari fitoi me 792 vota kundrejt 629 votave të kandidatit që u rendit i dyti Arben Lushaj, me një diferencë prej 163 votash. Ja rezultati total pas 5 kutive të numëruara:

 

Gjenarin Kpacari 792 vota

Arben Lushaj 629 vota

Vildana Gushta 171 vota

Elvis Deda 54 vota

 

Shkruan në Facebook Gjenarin Kapcari, i sapo zgjedhur kryetar i PD Shkodër: Mbështetja dhe pjesëmarrja në procesin zgjedhor nga anëtarët e Partisë Demokratike të Shkodrës sot ishte e jashtëzakonshme.

 

Ndihem shumë falenderues ndaj çdo anëtari që në rradhë të parë, na propozoi, mirëpriti dhe mbështeti si kandidatë në këtë garë brenda familjes sonë demokratike.

 

Falenderoj gjithashtu të gjithë kandidatët, të cilët përtej ambicjeve personale, vlerësuan pikësëpari njëri-tjetrin dhe respektuan garën demokratike.

 

Ndërsa për votuesit që më besuan mua drejtimin e Degës së Partisë Demokratike të Shkodrës, shpreh mirënjohjen e thellë për këtë privilegj dhe njëkohësisht përgjegjësi që mbart ky pozicion.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...