E mbani mend “Sadnën”? Aktorja e njohur indiane lë nam mes njerëzve…

Sara Khan, aktorja indiane e cila u bë e njohur vite më parë me rolin e “Sadnës” në serialin “Bidaai” ka qenë së fundmi në vëmendje të mediave indiane.

 

Aktorja ishte bërë pjesë e një spektakli që transmetohet në Indi me titull “Lock upp” dhe që është në formën e një “Big Brother”, ku VIP-at qëndrojnë të mbyllur në një ‘burg’, ku duhet të kalojnë sfida të ndryshme.

 

Pjesë e reality show u bë edhe ish-bashkëshorti i saj Ali Merchant. Ndonëse Sara dhe Ali kanë 10 vite të ndarë duket se inati mes tyre vazhdon.

 

Mosmarreveshjet mes dyshes gjatë spektaklit kanë bërë që aktorja të dëbohet nga “Lock upp”. Pas dëbimit, Sara ka reaguar e revoltuar në akuza ndaj ish-bashkëshortit duke e bërë fajtor. Motra e saj gjithashtu nxorri disa të pathëna duke folur për mediat.

 

“Të gjithë e dinë arsyen pse unë nuk po sillesha më njësoj. Nuk dua t’i bëj më reklamë atij duke i përmendur emrin. Por sapo ai hyri, gjërat shkuan keq për mua. Nuk ka të bëjë më me lojën, por me jetën time. Kam 12 vjet që përpiqem ta harroj të shkuarën dhe s’dua të kem të bëj më me të.

 

Kur ai hyri në spektakël tha ‘Nuk erdha këtu për ty’. Unë doja thjesht që ai të qëndronte larg meje. Por prapë ai më shfaqej para fytyrës. Unë e kam lënë të shkuarën pas dhe do doja dhe ai të kishte vepruar kështu”, tha Sara, e cila akuzoi ish-bashkëshortin se po flirtonte me të gjatë lojës.

 

Nga ana tjetër motra e aktores, Ayra në një prononcim për mediat indiane akuzoi ish-bashkëshortin e motrës për tradhti. Ajo tregoi se Sara është tradhtuar disa herë nga Ali dhe sipas saj ‘asnjë vajzë nuk do ktheheshe me një djalë që shkon me femra të tjera lart e poshtë’.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img