69-vjeçari nisi futbollin para 3 vitesh, i bën thirrje Dukës: Dua edhe unë të vesh fanellën e kuq e zi

Thuhet se disa njerëz nuk plaken kurrë, nuk njohin moshë,

mosha është ëpr ta thjesht një numër he një nga këta njerëz është padyshim rasti që do lexoni më poshtë, shumë shumë interesant.Ai është padyshim është një rast unik në Shqipëri.

Gëzim Jatagani mban mbi supe 69 vite jetë, por kjo nuk e pengon aspak të ndjekë ëndrrat e tij. Jatagani ka nisur të luajë futboll në këtë moshë të thyer, duke sfiduar kështu fizikun e tij. Be

Nëse shokët e tij e kalojnë ditën në kafe, duke lexuar gazetat, duke “qarë” hallet e politikanëve, duke bërë ndonjë lojë domino, Gëzimi shkon e luan futboll.I ftuar në emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“, i moshuari nga Berati tregon dashurinë e tij për futbollin edhe në studio, duke bërë zhonglime me topin.

Në fund, moderatori Altin Sulçe, i ka bërë dhuratë një top Gëzim Jataganit.“Kam nja 3-4 vjet. Jam 69 vjeç. Si zakonisht, ngaqë e kam pasion, shkoj te stadiumi, bëj zhonglime, gjuaj penallti dhe argëtohem.

Jam besimtar. Shkoj në xhami. Nga xhamia shkoj në stadium. E kam ëndërr, nuk mund të rri dhe vesh fanellën kuqezi.Hapësirat janë të vogla, sepse një stadium ka Berati.

Unë e kam dëshirë. Shkoj, por jo në mënyrë të rregullt. Futem me sakrifica. Ndonjëherë edhe nuk më lënë, kanë të drejtën e tyre. Farmacia ime është stadiumi, po e them me humor. Stadiumi është oksigjeni im”, ka thënë Gëzim Jatagani.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...