Rritja e çmimeveka prekur edhe ministren e Ramës/ Balluku: I kam ndjerë dhe unë si qytetare

Ministrja e Energjitikës Belinda Balluku ka folur në News24 për rritjen e çmimeve dhe ecurinë e projekteve të reja infrastrukturore në vend.

 

Rritja e naftës

Padyshim që qeveria e mbështet tregun e lirë. Ne kemi ndërtuar një treg të lirë dhe nuk ndërhyjmë. Po presim të mbarojë kjo periudhë dhe t’i kthehemi situatës më parë. Është vendosur krijimi i bordit. Ministria ka një rol teknik atje. Kemi bërë transparent çdo vendim atje. Të gjitha vendimet ndodhen në shkresa. Synimi vazhdon të jetë transparenca.

 

A pati abuzime?

Po, ka patur. Nuk mund të vë emra por ka pasur pasi periudhat e mergjencës, luftës padyshim kanë edhe tendencën e tregtarëve për të abuzuar.

 

Personalisht e ndjen rritjen e çmimeve?

Jam qytetare si gjithë të tjerët. I bëj vetë pazaret ndaj ka rritje çmimesh që ka ardhur edhe para se të vinte lufta, me rikthimin e pandemisë. Pas një 2-vjeçari me lindja të fjetura prodhimi u kërkuar të plotësonin mungesën. Rritjen e ndjen çdo qytetar dhe si ata edhe unë.

 

Çmimet në raport me rrogat

Qytetarët kanë gjithmonë të drejtë. Nuk janë të pabaza shqetësimet e tyre. Sigurisht ne kemi bërë më të mirën në këto 9 vite. Mos harrojmë nismat q ëjanë marrë për biznesin e vogël. Nuk kemi ndenjur duarkryq.

 

Infrasturktura/ Kardhiq-Delvinë

Është një nga segmentet më të komplikuara. Në mes të qershorit rruga bëhet totalisht e kalueshme. Tuneli është drejt fundit. Vizitorët e huaj dhe shqiptarë do kalojnë nga Gjirokastra në Sarandë duke i dhënë frymëmarrje turizmit.

 

Bypassi i Vlorës është në fazën përfundimtare. Kemi mbyllur pjesën e skarpateve. Dy projektet e tjera Aeroporti i Vlorës dhe Tuneli i Llogarasë. Aeroporti i Vlorës ka përfunduar gërmimi, drenimi i zonës. Punët voluminoze kanë përfunduar. Tuneli i Llogarasë sot ka shënuar mbi 2 km hapje dhe sot vetëm në 4 muaj kemi kaq. Gjeologjia është e mirë se jemi hasur me gjeologji të vështirë. Qukës Qafë Plloçë ka pasur një riadministrim. Ka pasur ndryshime dhe na është dashur ta rishikojmë. Kemi pasur negosime me kreditorët dhe ka risnuar puna.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...