Qeveria bën mjekët turq “SULLTANË” me paratë tona! 300 MLN Lekë hoteli me mëngjes

Një tjetër tender i çmendur Shëndetësie vihet në rresht ndër ata që mund të cilësohen si të pakonceptueshëm, me organizator shtetin shqiptar e sponsor popullin e varfër.

Paratë tona do të hidhen në një procedurë publike me vlerë mbi 320 MLN Lekë pa TVSH nga ministrja Ogerta Manastirliu për akomodimin, fjetjen plus vaktin e mëngjesit të mjekëve turq të spitalit të Fierit të ndërtuar nga Presidenti turk Erdogan.

Burimi i të ardhurave do të jetë Buxheti i Shtetit, që furnizohet drejtpërdrejt nga të ardhurat e popullit shqiptar.

Pra kjo kosto e çmendur do të paguhet me paratë tona që mjekët turq të akomodohen padiskutim në një hotel me 5 yje dhe të kenë të siguruar vaktin e mëngjesit. Duket se Rama dhe Manastirliu do u japin 38 mjekëve turq një trajtim special “sulltanati” por me lekët e popullit.

Një kusht për hotelin që do të shpallet fitues në datë 12 Maj është të paturit në staf një përkthyes turk për lehtësimin e të marrurit vesh midis përfituesve turq dhe atyre që do ofrojnë shërbimin.

Nëse bëhet një krahasim pagash midis mjekëve turq dhe atyre shqiptarë, shikohet një disnivel i frikshëm, pasi një mjek turk paguhet mbi 3 MLN Lekë në muaj, një kryeinfermier mbi 2.2 MLN dhe një infermier mbi 1.8 MLN Lekë të vjetra. Ndërsa një mjek shqiptar 800 Mijë, një kryeinfermier 560 Mijë dhe një infermier 530 Mijë Lekë të vjetra në muaj.

Duket se turqit vijnë në vend për të bërë tip pushimesh luksoze e për të marrë paga të majme nga paratë e popullit, plus pak propagandë nëpër televizionin e qeverisë, vetëm për të punuar jo.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img