“Nuk di ç’të them më”/ Erion Braçe publikon pamjet dëshpëruese dhe ‘thumbon’ qeverinë: Po ne kur do e bëjmë tonën?!

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga dëmet që ka bërë ditën e djeshme stuhia e erës në Divjakë.

Teksa pasqyron punën e palodhshme të këtyre njerëzve të thjeshtë, Braçe e vë theksin tek fakti se kur qeveria do të jetë në krah të tyre për t’i ndihmuar.

Postimi i plotë:

DIVJAKE/DIVJAKE

SOT, PAK ME PARE, GJATE DITES,

DEMI NE TUNELET E SHALQINIT NE #DIVJAKE;

Me ne lindje e me ne veri, nga Cerma e Siperme ne Sulzotaj, Divjake deri Kular, shpejtesia e fuqia e eres ishte kjo;

Keshtu shkuli plastmasin e tuneleve dhe demi eshte ky.

Nuk cdi te them me;

Mbase une e shprehja me shume deshperimin, dorezimin;

DO TI NGREME PRAPE NESER ME THANE!!

Ndaj thashe dje qe bujqit jane sot njerezit me te rendesishem ne vend;

NUK DOREZOHEMI, thane.

Ata bejne pjesen e tyre dhe e bejne keshtu, me mund, sakrifica, humbje, por pa u dorezuar;

PO NE KUR DO E BEJME TONEN?!

Jo filmin, perhere e perhere ne te njejtin vend e me te njejtet njerez;

POR PUNEN TONE, NE PERPUTHJE ME NDRYSHIMET E KLIMES, NEVOJEN ULERITESE TE BUJQVE PER NDIHME?!

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img