Nishani u nis për kurim në Gjermani, gazetari ngre dyshimet: Kush e kuroi dhe e la në atë gjendje ish-Presidentin? Pse hesht…

Ish-presidenti Bujar Nishani është nisur ditën e sotme drejt Gjermanisë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Që prej ditës së djeshme ai ishte i shtruar në “Senatorium” pasi së fundmi shfaqi probleme post-Covidi.

Gazetari Erion Skëndaj ngre me shqetësim pyetjen “se kush e kuroi dhe e la në atë gjendje” ish-presidentin, ndërsa thotë se spitali i Senatoriumit supozohet se ka kushte shumë herë më të mira se spitalet e tjera.

Postimi i Skëndajt:

Ish Presidenti Nishani ka qendruar me pak se 48 ore ne spitalet shqiptare, konkretisht ne Sanatorium, si pacient post covid, nga ku eshte larguar ne oren 9.30 te mengjesit te dites se premte drejt Gjermanise per nje trajtim me te specializuar.

Askush nuk di te thote sesi ish kreu i shtetit u vetekurua ne shtepi dhe cili mjek e ndoqi deri diten qe u rendua me 60% te mushkrise se prekur dhe u dergua ne spitalin e mushkrive. Qeveria dhe ministria e linjes zgjodhen heshtjen duke mos dhene asnje info per nje personalitet qe ka drejtuar shtetin per 5 vite. Se mos hera e pare, nejse…..

Ish presidenti Nishani ka marre trajtimin me te mire te mundshem per aq sa ofron Sanatoriumi per nje person VIP. Nga kati i 4 ku eshte pavioni post covid u transferua menjehere pak pas shtrimit ne katin e dyte, ne ambiente me te mira se shqiptaret e tjere qe vuajne pasojat e covidit.

E megjithate serisht ai nuk qendroi ne spitalin publik, me i miri ne vend per patologjite pulmonare per te cilin vete kryeministri kishte dale garant qe ne fillimet e pandemise se disponon protokolle mjekimi, sherbime si dhe kushte kualitative si ato te Gjermanise.

Nuk eshte faji i mjekeve dhe infermiereve shqiptare qe spitali eshte ai qe eshte dhe kushtet po ashtu. Dhe po flasim per Sanatoriumin qe ka sherbimin me te mire ne te gjithe sistemin publik. Po cdo te thonim per spitalet e tjere si psh per 6 katshin e famshem ne qsut? Po per spitalin e Lusnjes, Tepelenes? Krujes?

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img