Në gjyq me Vera Grabockën? Personazhi i njohur i televizionit zbulon prapaskenat

Disa muaj më parë në media u përhap lajmi se Vera Grabocka kishte hedhur në gjyq Bruno Shemshon, konkurrentin e emisionit “Përputhen”.

 

U tha se shkak ishte shkelja e kontratës nga ana e Brunos, i cili në momentin e fundit, zgjodhi të bëhej pjesë e “Përputhen” duke lënë pas produksionin e Vera Grabockës, ‘Love Story’. Por si qëndron e vërteta?

 

I ftuar në emisionin “Glamour Zone” nga Ester Bylyku, Bruno ka sqaruar të vërtetën.

 

Ester Bylyku: Eshtë thënë që Vera Grabocka të ka hedhur në gjyq, është e vërtetë?

 

Bruno Shemsho: Ajo ishte një histori e çuditeshme por nuk besoj se më ka hedhur në gjyq. Kam kërkuar të kem një komunikim me palën tjetër (Vera Grabocka), por nuk e kam arritur, edhe pse mesazhet kanë qëndruar ‘seen’. Ishte një marrëveshje dorazi që kisha bërë mëparë. përpara se të shkoja në ‘Përputhen’,

 

kam kontaktuar dhe kam thënë që do jem në një projekt tjetër dhe dua të ndërpres marrëdhëniet. kontakt kisha me drejtoreshën e produksionit, dhe e lajmërova. Nuk besoj se më ka hedhur në gjyq, sepse s’më ka ardhur asnjë fletë gjyqi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...