“Me letra false më bën dërr-dërr”, Leonora: Sot nuk flas me fëmijët, më kanë lënë të vetëm

Leonora, e cila është pronarja e tokës ku Leonardi ka ndërtuar shtëpinë, ndan një detaj të ri në “Shihemi në Gjyq” lidhur me çështjen.

 

Fqinji i saj, Arilla Golloshi, i cili është i njohuri i përbashkët mes tyre, ka manipuluar një tjetër situatë për të marrë prej Leonorës 20 dylymë tokë, që ajo i kishte përfituar nga ligji 7501.

 

Në rubrikën nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, Leonora thotë se nuk ka marrë asnjë dokumentacion apo pagesë për këtë tokë, por vetëm kërcënime për jetën e djalit të saj të vetëm.

 

Leonora: Edhe një gjë tjetër ka bërë Arilla Golloshi. Në 2009 më ka bërë një gjyq në Fier për çështjen e tokës.

 

Leonard: Sa po nxjerr ti tani, këto janë justifikime për mua.

 

Leonora: Të lutem shumë, pak se të dëgjova, edhe pak se i ke false, më bën mua dërr-dërr këtu ti. Fëmijët i kisha në Greqi, vetë isha në Greqi, vjehrri më kishte vdekur, vjehrra ka 4 vjet që ka vdekur, ai e ka bërë të vdekur që në 2009. Pas vdekjes së burrit unë te Arilla dhashë 20 dylymë tokë, kjo është kulmi, nuk di ç’të them.

 

Eni Çobani: Pra, është bërë ai gjyq?

 

Leonora: Po, e ka bërë ai, unë s’di gjë.

 

Eni Çobani: Po s’ke ndonjë kopje?

 

Leonora: S’kam. S’ka se i kisha te plaku, por plaku më vdiq, Arilla Golloshi shkoi m’i mori te babai, jam pa një lloj gjëje. Fëmijët sot më thonë që ke shitur tokën e ke ngrënë lekët, që unë absolutisht nuk kam shitur tokën e s’kam marrë kokërr leku. Unë sot nuk flas me fëmijët. Më kanë lënë të vetëm. 8 fëmijë. Djalin, që vetë e di për atë djalë. Nga këta, mashtruesa, hajdutë./tvklan.al

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img