“Lashë një letër nëse nuk do jetoja”, Elsa rrënqeth me përmbajtjen e saj

Vite më parë, kur ishte ende adoleshente, Elsa, e cila ka ardhur në programin “E diela shqiptare” në TV Klan iu drejtua e vetme rrugëve të emigrimit pa lajmëruar askënd.

 

Sot ajo jeton në ishullin e bukur të Zakinthos, ku është përballur me vështirësi të tjera në një vend aq përrallor. Në “Ka Një Mesazh Për Ty” ajo nis të rrëfejë fillimisht katër ditët më të vështira të jetës së saj, teksa në shtëpi kishte lënë një letër për prindërit e saj ku shkruhej një mesazh ngjethës.

 

Ardit Gjebrea: Si ke shkuar në Greqi?

 

Elsa: Siç mbarova gjimnazin, ika me këmbë nga malet. Vuajta shumë, katër ditë dhe prindërve nuk u thashë që do iki, të them të drejtën.

 

Ardit Gjebrea: Po si, katër ditë nuk komunikove me ta?

 

Elsa: Nuk iu kisha thënë gjë. Babit i kisha lënë një letër, ia kisha lënë motrës, vetëm motrës i thashë. I lashë një letër, “kur të kuptojnë që unë kam munguar, jepi letrën babit”.

 

Ardit Gjebrea: E qartë.

 

Elsa: Në letër kisha shkruar që nëse mëson gjëra të reja nga mua, rroj, në qoftë se jo, kam vdekur. Është një gjë shumë e tmerrshme për një prind.

 

Ardit Gjebrea: Si mund t’ia lije babit këtë letër?

 

Elsa: Po nuk isha e sigurt nëse do rroja, nuk isha e sigurt për veten time, kisha dëgjuar shumë gjëra./tvklan.al

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img