Erdhi vera! Temperaturat e larta do të na shoqërojnë gjithë javën, moti bën “kthesë” të premten

Nëse keni plane për plazh, moti këtë javë do të jetë në favorin tuaj. Sërhbimi Meteorologjik Shqiptar parashikon se temperaturat gjatë javës do të jenë në rritje, ndërsa dielli do të sjellë hijen e verës.

 

“Java që presim përpara parashikohet një javë me “shije” vere pasi vendi ynë pritet të ndikohet nga kushtet të qëndrueshme atmosferike me plot orë me diell si dhe temperatura në rritje. Në këtë mënyrë siç u theksua edhe më lartë duke nisur nga dita e Hënë (nesër) deri dhe ditën e Enjte moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit”.

 

Megjithatë nuk do të mungojnë vranësirat e pakta kalimtare të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore në lindje shoqëruar me shi të dobët dhe lokal.

 

“Një paqëndrueshmëri e lehtë pritet për ditën e Premte. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por prej orëve të mesditës edhe alternime vranësirash të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura. Këto vranësira në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Përreth zonave malore reshjet në formën e rrebesheve dhe stuhive afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike”, njofton SHMU.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img