Ulet çmimi i naftës, sdo e besoni sa lekë iu kursen shqiptarëve Bordi i Transparencës

Bordi i Transparencës ditën e sotme ka vendosur të bëjë disa “ndryshime” në çmimet e karburanteve në vend. Sipas bordit duke filluar nga ora 18:00 e ditës së sotme nafta do ulet me 3 lekë, nga 235 që ishte tani do shitet 232 lekë/litri.

 

Ndërsa benzina “rritet” me vetëm 1 lekë nga sa ishte më parë dhe do shitet 212 lekë/litri. Nga ana tjetër gazi pas shumë javësh ka pësuar ulje pasi tani do shitet 104 lekë/litri nga 115 Lekë /litri që ishte deri tani.

 

Në njoftimin për mediat thuhet se vendimi vjen si reflektim i ndryshimit të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.Këto çmime për shitjen e karburanteve do të qëndrojnë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë vendimin në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

 

Çmimi tavan të tregtimit me shumicë: 220 Lekë/litri për gazoilin; 200 Lekë/litri për benzinën; 92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.Çmimi tavan të tregtimit me pakicë: 232 Lekë/litri për gazoilin; 212 Lekë/litri për benzinën; 104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img